Japonia do t’i ofrojë Ukrainës 5,5 miliardë dollarë ndihmë të re financiare, tha sot kryeministri japonez Fumio Kishida, disa ditë para përvjetorit të parë të pushtimit rus.
“Ka ende nevojë për të ndihmuar njerëzit, mjetet e jetesës të të cilëve janë shkatërruar nga lufta dhe për të ringjallur infrastrukturën e shkatërruar. Ne kemi vendosur të ofrojmë mbështetje financiare shtesë prej 5,5 miliardë dollarësh”, tha ai.
Ndërkohë, edhe presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi 500 000 milionë dollarë ndihmë shtesë në Ukrainë gjatë një vizite të papritur në Kiev.
Në një bisedë të përbashkët me homologun ukrainas, Zelensky, presidenti amerikan, Biden tha se paketa do të përfshijë më shumë pajisje ushtarake, përfshirë municione artilerie, plus raketa dhe obusë.
Zelensky nga ana e tij tha se kishte biseduar me Biden për pajisjen e vendit me armë me rreze të gjatë veprimi dhe armë që ende mund të shkonin në Ukrainë, por që ende nuk kishin mbërritur. /atsh