Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka kërkuar nga veteranët e luftës të kenë kujdes kur udhëtojnë jashtë Kosovës, e sidomos kur udhëtojnë nëpër Serbi.
Klinaku në një postim në Facebook, ka thënë se Serbia po freskon vazhdimisht listat, duke i futur në Interpol.
“Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duhet të kenë kujdes kur udhëtojnë jashtë Kosovës, e sidomos të mos udhëtojnë nëpër Serbi, Maqedoni, Mal të Zi, sepse pushtuesi serb vazhdimisht po freskon listat, duke i futur në Interpol apo Europol”, thotë ai./Telegrafi/
The post Klinaku: Veteranët të kenë kujdes kur udhëtojnë jashtë Kosovës, pushtuesi serb vazhdimisht po i freskon listat duke i futur në Interpol first appeared on Radio Televizioni Iliria.