Klubi grek i basketbollit AEK dhuroi 100 mijë euro ndihma për të prekurit nga tërmetet shkatërruese të muajit të kaluar në Turqi, e cila u zbulua përpara ndeshjes së 5-të të Grupit K të Ligës së Kampionëve në Basketboll të mërkurën, raporton Anadolu.
AEK shënoi fitore ndaj Galatasaray NEF me rezultatin 92:78.
Klubi nga Istanbuli Galatasaray ka falënderuar skuadrën greke për ndihmën në faqen zyrtare të klubit në Twitter ku shkruhej “Faleminderit fqinj”.
Me 28 pikë, gjashtë kërcime dhe tre asiste, Daron Russell ishte lojtari më i mirë i Galatasaray-it në fushë.
Brynton Lemar ishte kosha-shënuesi më i mirë në radhët e AEK-ut me 21 pikë.
AEK është i dyti me 9 pikë ndërsa Galatasaray NEF është në vendin e tretë me 7 pikë në Grupin K.