RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kolona deri në 700 metra në Merdare, pritjet e gjata vazhdojnë edhe sot

kolona-deri-ne-700-metra-ne-merdare,-pritjet-e-gjata-vazhdojne-edhe-sot

Kolonat e veturave dhe pritjet e gjata po vazhdojnë edhe këtë të diele në dalje të pikës kufitare në Merdare.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në dalje të kësaj pike janë mbi një orë, ndërkaq kolona e veturave është deri në 700 metra.

Ndërkaq në hyrje të kësaj pike nuk raportohet për kolona, kurse pritjet janë vetëm deri në 10 minuta.

Kolona dhe pritje janë raportuar edhe në dalje të pikës tjetër kufitare te Dheu i Bardhë.

Në këtë vendkalim kufitar kolona e veturave arrin 450 metra kurse pritjet janë mbi një orë.

Sa i përket pikave tjera kufitare, fluksi i daljes është më i vogël. Kryesisht hyrja është 3 deri në 5 minuta, ndërsa dalja është 5 deri në 10 minuta.

Related posts

Kurti e Lajçak takohen në ora 16:00

rezart morina

Fidaim ef. FAZLIU – Islami dhe muslimanët

admin

Dialogu/ “BE duhet të ketë qasje të barabartë mes nesh dhe Serbisë”, Vjosa Osmani konferencë të përbashkët me Escobar: Selektiviteti…

admin