RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kolonët iz’raelitë dogjën dhjetëra hektarë tokë bujqësore të pa’lestinezëve në Bregun Perëndimor

kolonet-iz’raelite-dogjen-dhjetera-hektare-toke-bujqesore-te-pa’lestinezeve-ne-bregun-perendimor

Në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, izraelitët që kanë uzurpuar tokat palestineze sulmuan banorët dhe dogjën tokat bujqësore, transmeton Anadolu.

Aktivisti palestinez Bashar al-Karyuti në deklaratën për AA tha se izraelitët, të cilët kanë uzurpuar tokat palestineze, dogjën tokat bujqësore palestineze në vendbanimin Libban al-Sharkiyya në veri të Bregut Perëndimor.

Ai tha se një grup kolonësh të paligjshëm hebrenj sulmuan banorët e qytetit. Al-Karyuti theksoi se izraelitët, të cilët uzurpuan tokat palestineze, shkatërruan tokat bujqësore. “Kolonët dogjën dhjetëra hektarë tokë bujqësore. Nga zjarri u shkatërruan shumë pemë ulliri dhe produkte bujqësore”, tha ai.

Sipas dëshmitarëve okularë, ushtarët izraelitë bastisën qytetet dhe qytezat ku jetojnë palestinezët në Bregun Perëndimor në orët e hershme të mëngjesit. Shumë palestinezë u arrestuan gjatë incidenteve ndërsa ushtarët izraelitë gjithashtu pronat palestineze.

Në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, 574 palestinezë kanë humbur jetën në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që uzurpuan tokat palestineze që nga 7 tetori 2023.

Related posts

Vendet e Gjirit mbledhin 385 milionë dollarë për viktimat në Turqi-Siri

admin

Zelensky: Aneksimet e kanë vënë Putinin kundër gjithë njerëzimit

admin

A mund të bëhen palestinezët anëtarë me të drejta të plota në OKB? Ja kur pritet të merret vendimi dhe çfarë statusi ka aktualisht në organizatë

admin