RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kolonët iz’raelitë, të cilët uzurpuan tokat palestineze, bastisën Xhaminë al-Ak’sa

kolonet-iz’raelite,-te-cilet-uzurpuan-tokat-palestineze,-bastisen-xhamine-al-ak’sa

Kolonët izraelitë, të cilët uzurpuan tokat palestineze, bastisën Xhaminë al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale shihet se një grup izraelitësh fanatikë, nën mbrojtjen e policisë, kanë hyrë në oborrin e Xhamisë al-Aksa dhe kanë kryer ritual.

Në pamjen e shpërndarë në X nga Nir Hasson, gazetar në gazetën “Haaretz”, shihet se kolonët izraelitë ishin shtrirë në tokë në drejtim të Kupolës së Shkëmbit në Xhaminë al-Aksa dhe kryenin ritualet me zë të lartë.

Gazetari izraelit Hasson, i cili e përshkroi atë që ndodhi në Xhaminë al-Aksa si “një fitore e madhe për mbështetësit e tempullit hebre” në postimin e tij, pohoi se hebrenjtë që janë mbështetës të tempullit kishin arritur të bënin “një sinagogë pa çati” në Xhaminë al-Aksa.

Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, në një deklaratë muajin e kaluar pretendoi se, “politika aktuale i lejon hebrenjtë të kryejnë lutje në Mesxhid al-Aksa”.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se nuk ka asnjë ndryshim në lidhje me status quo-në e Xhamisë al-Aksa.

Related posts

Nga 1 shtatori qytetarët lejohen të kalojnë nëpër Austri me patentë shoferë të Kosovës

rezart morina

Kërkoheshin nga Interpol, sekuestrohen katër automjete në Kosovë

admin

Të paktën 34 zjarre aktive në Shqipëri

admin