RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Komandanti i Fo’rcave Tokësore të ush’trisë iz’raelite jep dorëheqje nga detyra

komandanti-i-fo’rcave-tokesore-te-ush’trise-iz’raelite-jep-doreheqje-nga-detyra

Komandanti i Forcave Tokësore të ushtrisë izraelite, gjeneralmajori Tamir Yadai ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij, transmeton Anadolu.

Gazeta “The Times of Israel” raportoi se gjeneralmajori Tamir Yadai, komandanti i Forcave Tokësore me detyrë në ushtrinë izraelite prej 3 vitesh ka dhënë dorëheqje për arsye personale.

Sipas gazetës në fjalë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm Herzi Halevi dhe ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant kanë miratuar kërkesën për dorëheqje.

Gjeneralmajori Yadai pas miratimit të kërkesës për dorëheqje do të qëndrojë si komandant i Forcave Tokësore deri në zëvendësimin e tij, por do të jetë me leje.

Related posts

FOTO/ Publikohen pamjet kur policia britanike merr azilkërkuesit për t’i dërguar në Ruandë! Sekretari i Brendshëm: S’do ndalemi! Kontrabandistët rrahin emigrantët dhe i godasin me thika

admin

Vrau djalin e tij, dënohet me 25 vite burg babai

admin

Krerët e shtetit urojnë qytetarët: Muaji i Ramazanit sjelltë paqe për secilin

admin