RTV AHIRETI
Lajme

Komandanti i KFOR-it, Ulutaş, përcjell stërvitjen ushtarake në Serbi

komandanti-i-kfor-it,-ulutas,-percjell-stervitjen-ushtarake-ne-serbi

Komandanti i Misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, do të marrë pjesë në Ditën e Vizitorëve të nderuar të Ushtrimit të Forcave të Armatosura Serbe “Whirlwind 2024” në poligonin e qitjes në Peshter të Serbisë, transmeton Anadolu.

Siç njofton KFOR-i, ky aktivitet organizohet çdo vit për Forcat e Armatosura të Serbisë ku zhvillohen stërvitje ushtarake.

KFOR-i këtë vizitë të Ulutaş-it e ka cilësuar “si pasqyrim të raporteve efektive”.

Zëdhënësi i KFOR-it, kolonel Salvatore Mascoli tha se “Pjesëmarrja e gjeneralmajorit Ulutaş në stërvitjen ‘Whirlwind 2024’ pasqyron marrëdhëniet efektive të zhvilluara midis KFOR-it dhe Forcave të Armatosura Serbe gjatë viteve – duke përfshirë kontaktet e rregullta midis udhëheqjes së KFOR-it dhe shefit të Shtabit të Forcat e Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq si dhe përmes vëzhgimeve të KFOR-it të stërvitjeve të kaluara të Forcave të Armatosura të Serbisë”.

Mascoli shtoi se angazhimi i KFOR-it për të kontribuar në stabilitetin rajonal është i palëkundur.

KFOR-i ka përsëritur mesazhin se do të vazhdojë të zbatojë mandatin e tij të Këshillit të Sigurimit të OKB-së “për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Mojsiloviq, kishte thënë se ushtria serbe i përmbahet marrëveshjes ushtarako-teknike (Marrëveshjes së Kumanovës) dhe e njeh KFOR-in si garantues të vetëm të sigurisë për serbët në Kosovë.

The post Komandanti i KFOR-it, Ulutaş, përcjell stërvitjen ushtarake në Serbi first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Norvegjia akuzon Perëndimin për standarde të dyfishta në Rripin e Gazës

admin

Pozitë dhe opozitë kërkojnë largimin e masave ndëshkuese, pas votimit të 21 prillit në veri

admin

Vetëm 57.1 për qind të nxënësve e kaluan pjesën e dytë të provimit të maturës

rezart morina