Komisioni Europian njoftoi sot se do të miratojë 400 milionë euro për Autoritetin Palestinez (AP) si një formë e ndihmës financiare urgjente gjatë dy muajve të ardhshëm.
Paratë do të disbursohen në formën e granteve dhe huave në tre këste midis korrikut dhe shtatorit, në varësi të përparimit në zbatimin e agjendës së reformave të Autoritetit Palestinez, tha komisioni.
“Kjo mbështetje synon përmbushjen e detyrimeve ndaj punonjësve të sektorit publik, ofruesve të shërbimeve dhe i hap rrugën një faze të re rigjallërimi ekonomik, forcimit të sektorit privat dhe zgjidhjes së çështjes së papunësisë”, tha qeveria palestineze në një deklaratë. /abcnews