RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Komisioni Evropian: 40% e shitoreve onlajn në BE manipulojnë konsumatorët

komisioni-evropian:-40%-e-shitoreve-onlajn-ne-be-manipulojne-konsumatoret

Nga 399 shitore onlajn të analizuara nga Komisioni Evropian, 148 prej tyre praktikojnë të paktën një praktikë manipulative ndaj konsumatorëve potencialë, me qëllim që të maksimizojnë përfitimin.

Një pjesë e madhe e uebfaqeve të shitjes onlajn në Bashkimin Evropian përdorin teknika manipulative për të mashtruar, keqinformuar ose për të joshur konsumatorët, tregon studimi i fundit i Komisionit Evropian.

Komisioni ka hulumtuar 399 shitore onlajn të regjistruara në vendet e BE-së, ndërsa rezultatet tregojnë se 148 prej tyre, ose rreth 40%, shfrytëzojnë ndonjë teknikë manipulimi.

Janë lokalizuar 3 teknika manipulimi që lidhen kryesisht me keqinformim të konsumatorëve, nxitje për të bërë zgjedhje të caktuar ose fshehje informacione për shpenzime shtesë.

42 uebfaqe shfrytëzonin “numërim mbrapsht” të rrejshëm me afat të caktuar për të blerë produkte specifike;

54 uebfaqe drejtonin konsumatorët drejt disa zgjedhjeve – që nga abonimet e deri te prodhimet e shtrenjta ose opcioneve për dërgesë – ose nëpërmjet dizajnit vizual ose me zgjedhjen e gjuhës;

Për 70 uebfaqe u gjet se fshehin informacion të rëndësishëm ose i mbajnë këto informacione më pak të dukshme për konsumatorët. Për shembull, kjo përfshin shpenzimet për dërgesë. 23 uebfaqe fshihnin informacion me qëllim që të manipulojnë konsumatorët për tu abonuar;

Hulumtimi gjithashtu përfshiu edhe aplikacionet e 102 uebfaqeve, 27 prej të cilave gjithashtu përdorën të paktën një nga 3 kategoritë e modeleve të errëta.

Komisari evropian për Drejtësi, Didier Reynders, tha se këto vendet anëtare duhet të angazhohen dhe të marrin masa për të ndaluar praktikat e tilla dhe për të mbrojtur konsumatorët.

“Skriningu ynë tregon se gati 40% e uebfaqeve për shitje onlajn mbështeten në praktika manipulative për të shfrytëzuar brishtësitë e konsumatorëve ose për t’i mashtruar ato. Kjo sjellje është qartësisht e gabueshme dhe kundër mbrojtjes së konsumatorëve. Sot tashmë kemi mjete që ndihmojnë për të luftuar këto çështje dhe u bëj thirrje autoriteteve kombëtare që të shfrytëzojnë kapacitetet dhe të marrin masa për të luftuar këto praktika”, tha komisari Reynders.

Autoritetet kombëtare do të kontaktojnë shitësit në fjalë për të përmirësuar uebfaqet e tyre dhe do të marrin masa të mëtejshme nëse është e nevojshme, në pajtim me procedurat kombëtare. /trt

Related posts

Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin e antisemitizmit për protestat pro-palestineze në kampuse

rezart morina

Presidenti Erdoğan kërkon vëmendjen e botës mbi krimet e luftës së Izraelit

rezart morina

Presidenti turk i dhuron Togg princit saudit të kurorës

rezart morina