RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Komshiq: BeH gjen një mik të sinqertë te presidenti Erdoğan dhe qeveria e Turqisë

komshiq:-beh-gjen-nje-mik-te-sinqerte-te-presidenti-erdogan-dhe-qeveria-e-turqise

Është fakt se Bosnjë dhe Hercegovina gjen një mik të sinqertë te presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe qeveria e saj, tha anëtari kroat i Presidencës së BeH-së, Zhelko Komshiq, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan mbërriti sot për një vizitë në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku pas pritjes zyrtare, u mbajt një takim me anëtarët e Presidencës së BeH-së në Sarajevë.

“Përveç projekteve specifike për të cilat duhet të punojmë dhe tashmë po punojmë, dua të theksoj se fakti që presidenti Erdoğan dhe politika e qeverisë turke është një nga gjërat e rralla për të cilat jemi dakord në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ky është fakt, si dhe fakti që Bosnja dhe Hercegovina ka një mik të sinqertë te Erdoğan dhe Qeveria e Republikës së Turqisë”, tha Komshiq në konferencën për shtyp pas takimit.

“Është gjithashtu fakt dhe mendoj se është e nevojshme të theksohet roli stabilizues në BeH dhe në të gjithë rajonin nga Erdoğan dhe politika që ai zbaton. Jam i sigurt se ky bashkëpunim do të vazhdojë me të njëjtin ritëm dhe në të njëjtin drejtim që kishim deri tani. Kjo është një gjë vërtet e mirë sepse sa herë takohemi lind një projekt i ri, një iniciativë e re që kontribuon në zhvillimin e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe kontribuon në përparimin e Bosnjë e Hercegovinës”, shtoi ai.

Ndryshe, presidenti turk Erdoğan po qëndron për vizitë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë në kuadër të një turneu ballkanik, në kuadër të të cilit ai do ta vizitojë edhe Serbinë dhe Kroacinë.

Related posts

AAK-ja dhe partnerët e koalicionit prezantojnë programin zgjedhor

RTI

Borrelli do ta takojë nesër Kurtin dhe Vuçiqin në Paris

admin

Kryetarët e komunave nga veriu i Kosovës, flasin pas certifikimit të rezultateve

admin