RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Komuna bleu veturë 36 mijë euro për nevojat e kabinetit të Ramës, opozita me kritika

komuna-bleu-veture-36-mije-euro-per-nevojat-e-kabinetit-te-rames,-opozita-me-kritika

Komuna e Prishtinës ka shpallur ditë më parë një tender për blerjen e një veture për nevojat e Kabinetit të Kryetarit. Procedurat për këtë blerjen tashmë kanë përfunduar. Por kritika e kundërshtime ka nga opozita, sipas të cilës nuk ishte e nevojshme blerja e veturës në këtë fazë.

Gjatë muajit mars u hap tenderi për blerjen e një veture për nevojat e Kabinetit të Kryetarit të komunës së Prishtinës.

Kohëzgjatja e kësaj kontrate ishte një muaj, derisa vetëm një kompani ishte në garë për këtë tender.

Andaj, “Porsche Kosova” e fitoi këtë garë, derisa nënshkruajtën kontratë me një vlerë prej 36 mijë e 800 euro. Por gjithë këtë nuk e mirëpritën nga opozita.

“Mendoj se këtë veturë do ta kishin merituar nëse punët do ishin të kryera në Prishtinë ose do të kishte një nivel pune më të madh…”, thotë Endrit Zabërgja- Nisma Socialdemokrate

Edhe Gëzim Sfeçla asamblist në kuvendin komunal nga Vetëvendosja e kundërshton këtë veprim, derisa thekson se në këtë fazë nuk ishte e nevojshme blerja e veturës.

“Kemi qenë në dijeni për blerjen e vetures së kabinetit, por siq e kemi kundërshtuar atëherë e kundërshtojmë dhe tani…”, ka thënë Sfeçla.

Lidhur me këtë, nënkryetari i komunës së Prishtinës Alban Zogaj i ftuar në emisionin Ditari në Tëvë1, tha se vetura ka një çmim solid dhe është e përmasave mesatare.

“Por kryetari i kryeqytetit kur ne kemi ardhë në administratë nuk e ka pas një veturë të veqant të tij sepse këtu ka zgjedh kryetari i mëparshëm që mos me pas një veturë që i takon një kryetari të kreyeqytetit, prandaj ne e kemi pa të arsyeshme që me pas kryetari një veturë normalisht të veqant të llojit të tij, ne kemi vazhdu me procedurat që sipas mendimit tim është çmim solid, veturë e përmasave mesatare as super luksoze…”, tha ai.

Sipas dosjes së tenderit, arsyetimi pse vetura është blerë është meqë kabineti i kryetarit ka mungesë të mjetit motorik për transport.

Related posts

Më shumë se 4,000 shtetas francezë luftojnë për ushtrinë izraelite

admin

Deputeti ukrainas thotë se Zelensky nuk po e shqyrton njohjen e Kosovës

rezart morina

Ish-ministrja Dhurata Hoxha dhe të tjerët lirohen nga akuza për korrupsion

rezart morina