RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Komuna e Mitrovicës së Veriut mohon se kanë pranuar peticion për shkarkimin e kryetarëve

komuna-e-mitrovices-se-veriut-mohon-se-kane-pranuar-peticion-per-shkarkimin-e-kryetareve

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Nexhat Uglanjin, ka mohuar se serbët kanë dorëzuar kërkesë për peticion për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave veriore.

Uglanjin për tëvë1.info ka bërë të ditur se kërkesën e dorëzuar në drejtim të një organizate joqeveritare e ka parë vetëm përmes telefonit, ku sipas tij, arsyeje thuhet se është për “moskryerjen e obligimeve të kryetareve dhe që shërbimi ndaj qytetarëve është në nivel jo të duhur”.

“Ajo kërkesë nuk është ardh tek ne, nuk është ardh as tek ekzekutivi, sepse unë vetëm në telefon e kam pa atë lloje kërkese, që janë kanë tri emra të qytetarëve, përkatësi etnike serbe, drejtuar një organizate joqeveritare…. aty nuk shkrun edhe pse është i adresum në emër të kryesuesit dhe kuvendit komunal, por është adresuar për ekzekutivin për mosobligime të kryetareve dhe që shërbimi ndaj qytetarëve është në nivel jo të duhur. Qajo është kërkesa që ne si kuvend dhe unë si kryesues nuk merremi, por merret ekzekutivi. Ne zyrtarisht nuk kemi pranu një kërkesë të tillë dhe nuk jam lajmëruar për me pranu”, ka deklaruar ai për tëvë1.

Ai tha se janë të gatshëm me prit një kërkesë të tillë, por që çdo gjë do të shkojë duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ, i cili thotë se secili qytetar apo grup qytetarësh me të drejtë vote në komunën përkatëse ka të drejtë të ndërmarrë iniciativën për largimin e kryetarit të komunës.

Por, sipas këtij udhëzimi adminsitrativ, iniciativa qytetare më së largu 30 ditë nga pajisja me dokumentacionin e nevojshëm, duhet të mbledhë numrin e kërkuar të nënshkrimeve.

“Nënshkrimet mblidhen në format fizik. Për nevoja dhe lehtësim të administrimit, iniciativa qytetare mund të krijojë një regjistër elektronik të qytetarëve nënshkrues”, thuhet në nenin 5, paragrafi 2 i udhëzimit.

Paragrafi 6 i nenit 5 saktëson se “Pas pranimit të kërkesës me nënshkrime, kryesuesi i kuvendit komunal brenda pesë ditëve nga pranimi e dërgon në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”.

Tutje, udhëzimi qartëson se nëse për shkak se konstatohet se nuk është arritur numri minimal prej 20% të votuesve të regjistruar, atëherë iniciativës qytetare i jepet mundësia e plotësimit të kërkesës me nënshkrime shtesë në afatin prej dhjetë ditësh.

“Në rast se konstatohet se kërkesa është mbështetur nga së paku njëzet përqind (20%) e votuesve të regjistruar, organizohet votimi për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni”, ceket në dokumentin të cilin e ka siguruar teve1.info.

Qeveria e Kosovës në marrëveshjen e Bratislavës ka shprehur përkushtimin për organizim të zgjedhjeve të reja në veri të vendit, por ka insistuar se duhet të shikohet baza ligjore.

Për Qeverinë, shkuarja në zgjedhje përmes kërkesës së qytetarëve me anë të peticionit, është mënyra ligjore dhe më e mira.

BE dhe SHBA në anën tjetër kanë ripërsëritur thirrjet për zgjedhje të reja, si kusht i heqjes së disa masave të vendosura ndaj Kosovës, të cilën e bëjnë përgjegjëse për situatën e krijuar në veri të vendit në maj dhe qershor.

Related posts

Gara për Shtëpinë e Bardhë/ VOA: Donald Trump pritet të flasë për ekonominë, por a do t’i përmbahet temës?

admin

Bislimi e konfirmon, Lajçak vendosi që të mos ketë takim tripalësh

rezart morina

Prokuroria jep detaje për vrasjen në Prishtinë, 70-vjeçari dyshohet se vrau gruan me sëpatë

admin