RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Konjufca: Janë zvogëluar gjasat për shpërndarjen e Kuvendit

konjufca:-jane-zvogeluar-gjasat-per-shperndarjen-e-kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se java e parë e qershorit është afati i fundit për zgjedhje të parakohshme në Kosovë.

Konjufca, ka shtuar se ditëve të fundit janë zvogëluar shanset që të ketë shpërndarje të Kuvendit.

“Vullneti ka qenë qysh para disa muajsh edhe mazhoranca gjithmonë e ka shpjeguar gatishmërinë dhe e ka shprehur që kjo të ndodhë dhe pikërisht për këtë arsye edhe subjekti më i madh opozitarë PDK-ja me numrin më të madh në opozitë është pajtuar. Të gjithë në të njëjtën kohë e kemi kuptuar se kjo nuk duhet të jetë marrëveshje mes dy partive politike, por duhet të jetë një përfshirje më e gjerë dhe oferta iu është bërë të gjitha subjekteve opozitare, dy prej tyre nuk janë pajtuar që të shkohet në zgjedhje në këtë mënyrë. Ato kanë propozuar një mënyrë tjetër, unë si e kam lexuar, është se atyre ju duhet më shumë kohë dhe mendoj se nuk duhet paragjykuar ato subjekte që kërkojmë më shumë kohë për zgjedhje, sepse kjo është një e drejtë elementare njerëzore dhe koha është në dispozicion. Por nëse nuk arrihet konsensus që të jemi të sigurt që kemi dukshëm mbi numrin 80 dhe jo që të jemi në kufi, sepse mund edhe të mos bëhet shpërndarja e Kuvendit. Vetëm mazhoranca me PDK do të ishin në kufi të këtyre numrave në kampin opozitarë dhe nuk ka pasur pajtueshmëri dhe mendoj që goxha shumë këto ditët e fundit janë zvogëluar shanset që Kuvendi të shpërndahet”, ka thënë Konjufca.

Konjufca tha po ashtu se do të ishte e pamundshme që të shkohet në zgjedhje në vjeshtë.

“Kjo do të ishte e pamundshme në vjeshtë që të shkohet në zgjedhje për arsye se edhe vet PDK-ja ka thënë se kjo është njëfarë lloj afati i fundit për zgjedhje të parakohshme në Kosovë. Afati i fundit do të ishte java e parë e qershorit që të krijohej ky konsensus mes partive politike nëse shkon java e parë e qershorit dhe ne për zgjedhje të jashtëzakonshme do të hynim në javën e parë të korrikut atëherë nëse kalojmë këto kufij kohorë ne nuk do të kemi zgjedhje të parakohshme, atëherë mandati do të konsumohet i plotë nga ana e Qeverisë dhe mazhorancës”, ka shtuar Konjufca.

Ndërsa, rreth deklaratës së BE-së, në të cilën është thënë se Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, mundet të përfshijë në raportin e tij për masa edhe mbylljen e pikave të bankës postare serbe të kursimeve në veri, Konjufca ka potencuar se do të ishte mirë kur Borrell ta shkruajë raportin, t’i definojë se çka janë ato, pasi sipas tij ato janë banka të paligjshme të Serbisë në Republikën e Kosovës.

“Do të ishte mirë kur zoti Borrel ta shkruajë raportin do të thotë që këto institucione ishin banka të paligjshme të Serbisë në Kosovë, është mirë me i dhënë definicionin se çka janë ato, kështu ishin ato ishin banka të Serbisë në Republikën e Kosovës, si të tilla nuk mendoj që janë të lejueshme dhe duhet të trajtohen ashtu siç e trajton ligji, ligji thotë se ato duhet të mbyllen”, ka potencuar ai.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha se kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell është duke finalizuar raportin rreth hapave që ka ndërmarr Kosova për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura nga BE-ja.

Related posts

Mediat: Dy të vdekur në Prishtinë nga koronavirusi

admin

Një kolon hebre i armatosur plagos me armë një fëmijë palestinez në Kudsin Lindor

admin

Programi Botëror i Ushqimit ndalon lëvizjen e stafit në Ga’za pasi automjeti i tij u su’lmua nga fo’rcat iz’raelite

RTI