RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Konjufca në Strasburg kërkon anëtarësimin e Kosovës në KE

konjufca-ne-strasburg-kerkon-anetaresimin-e-kosoves-ne-ke

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar disa takime në Strasburg, me udhëheqës të grupeve politike, komiteteve dhe delegacioneve të ndryshme shtetërore në Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), raporton teev1.info

Sipas komunikatës për medie, Konjufca është pritur në takime të veçanta nga kryesuesi i Grupit Socialist, Demokrat dhe të Gjelbërit, Frank Schëabe, shoqëruar nga anëtarë të tjerë të delegacionit gjerman, kryesuesi i Grupit të Partive Popullore Evropiane, Aleksander Pociej dhe kryesuesi i Grupit të të Majtëve Evropianë të Bashkuar (UEL), George Katrougalos.

“Po ashtu kryetari i Kuvendit ka zhvilluar takime me kryesuesin e Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci, Zsolt Nemeth dhe dy delegacione parlamentare në APKE: delegacionin e Mbretërisë së Bashkuar dhe atë Francës.

Në këto takime të përzemërta u diskutua lidhur me proceset politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë, sfidat që ka para vetes dhe aspiratat euro-atlantike të tij.

Kryetari Glauk Konjufca potencoi rëndësinë e anëtarësimit sa më të shpejtë të Kosovës në Këshill të Evropës dhe kërkoi mbështetjen e grupeve politike dhe të delegacioneve që përfaqësojnë, gjatë vlerësimit dhe procedurave të brendshme”, thuhet në komunikatë.

U diskutua po ashtu edhe lidhur me caktimin raportuesve për Kosovën nga Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci, si dhe Komiteti për Çështje Juridike dhe të Drejta të Njeriut, të cilët do të jenë hartues të raportit për vendin tonë.

Related posts

“U shkelën praktikat diplomatike”, Presidenca e Kosovës përgënjeshtron MPB të RMV pas incidentit në aeroportin e Shkupit

admin

Dhjetëra ra’keta lançohen nga Libani në Iz’rael pas vr’asjes së komandantit të lartë të He’zbollahut

RTI

Zjarret po përhapen në veri të Iz’raelit pas su’lmeve të He’zbollahut

rezart morina