Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, priti sot në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, raporton teve1.info
Sipas komunikatës së Kuvendit, në këtë takim ndër të tjera është biseduar për ngjarjet në veri të Kosovës, pas sulmit terrorist nga një grup kriminal serb, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosvës, Afrim Bunjaku.
“Kryetari Konjufca e falënderoi ambasadorin Hovenier për përkrahjen dhe mbështetjen e gjithanshme që SHBA-të i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.