RTV AHIRETI
Shëndetësi

Konsumoni këto 4 lëngje frutash për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe presionin e gjakut

konsumoni-keto-4-lengje-frutash-per-te-ulur-rrezikun-e-semundjeve-te-zemres-dhe-presionin-e-gjakut

Presioni i lartë i gjakut është jashtëzakonisht i zakonshëm tek njerëzit në të gjithë botën.

I njohur edhe si hipertensioni, është një nga faktorët më të rëndësishëm të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare. Zemra dhe problemet e tjera të qarkullimit të gjakut, janë ndër shkaqet më të mëdha të vdekjes në Mbretërinë e Bashkuar dhe shpesh shkaktohen nga grumbullimi i depozitave yndyrore në arteriet rreth zemrës.

Ateroskleroza është vendi ku arteriet tuaja ngushtohen, duke e bërë të vështirë rrjedhjen e gjakut nëpër to.

Shanset tuaja për t’u prekur nga kjo sëmundje, janë më të mëdha nëse keni kolesterol të lartë dhe presion të lartë të gjakut, që është një nga arsyet pse mjekët ju rekomandojnë të mbani presionin e ulët të gjakut.

Sipas Shkollës së Shëndetit Publik të Harvardit, dieta është një mënyrë e shkëlqyer për të ndihmuar në mbajtjen e presionit të gjakut në kontroll, dhe këtu hyjnë në lojë katër lëngjet frutash.

Pra, si mund të më ndihmojnë lëngjet e frutave?

Këshillohet të konsumoni ushqime dhe pije të pasura në kalium, pasi heq natriumin nga trupi, diçka që rrit presionin e gjakut. Sa më shumë kalium të konsumoni, aq më shumë natrium, trupi është në gjendje të nxjerrë përmes urinës. Minerali thelbësor gjithashtu ndihmon në relaksimin e mureve të enëve të gjakut, duke ulur më tej presionin e gjakut.

Natriumi dhe kaliumi janë dy minerale të ndërlidhura që luajnë rol të madh në rregullimin e presionit të gjakut dhe për të pasur një zemër të shëndetshme. Ngrënia e më pak ushqimeve të kripura dhe më shumë ushqimeve të pasura me kalium, mund të ulë ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Kaliumi gjendet në shumë ushqime, veçanërisht në fruta, perime, bishtajore dhe bulmet me pak yndyrë. Ngrënia e shumë ushqimeve të pasura me natrium, veçanërisht nga buka e përpunuar, ushqimet e paketuara, mallrat e konservuara dhe ushqimet e shpejta, mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Si mund të marr më shumë kalium?

Disa ushqime janë të pasura me kalium, por disa përmbajnë më shumë se të tjerat.

Medical News Today thotë se janë katër pije frutash që posedojnë sasi të larta të mineralit, këto janë lëngjet e freskëta nga frut pasioni, shegët, portokallet dhe mandarinat.

Një filxhan standard i secilës pije përmban sasitë e mëposhtme:

-Lëngu i frut pasionit – 687 mg kalium

-Lëng shege – 533 mg

-Lëng portokalli – 496 mg

-Lëng mandarine – 440 mg.

Si krahasim, një banane, shpesh e shpallur si një burim i madh i mineralit, ka rreth 358 mg të mineralit.

Shumë prej nesh kanë presion të lartë të gjakut pa e ditur. Është e rëndësishme që të kontrolloni rregullisht presionin e gjakut, edhe nëse ndiheni mirë.

Ndërsa Fondacioni Britanik i Zemrës (BHF), thotë se presioni i lartë i gjakut rrallë ka simptoma të dukshme.

Disa nga simptomat janë:

-Frymëmarrje e shkurtër

-Dhimbje koke

-Shikim i turbullt

-Gjakderdhje nga hunda

-Dhimbje gjoksi

-Marramendje

Qendra mjekësore akademike Mayo Clinic, me qendër në SHBA, paralajmëron: Shumica e njerëzve me presion të lartë të gjakut nuk kanë asnjë shenjë apo simptomë, edhe nëse leximet e presionit të gjakut arrijnë nivele të larta të rrezikshme.

Related posts

Si ta lësh duhanin?

rezart morina

​Majdanoz për veshka të shëndetshme

admin

Një i vdekur nga COVID-19 në Kosovë, bien rastet e infektimit

admin