RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kontrollohen 11 biznese, dyshohen për mallra të falsifikuara

kontrollohen-11-biznese,-dyshohen-per-mallra-te-falsifikuara

Task Forca për luftimin e piraterisë dhe falsifikimit ka zhvilluar një aksion në tri regjione të Kosovës ku janë kontrolluar 11 subjekte tregtare që dyshohen për mallra të falsifikuara.

Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës së Kosovës, që bashkë me Drejtorinë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Polici, drejtorinë për hetimin e krimeve kibernetike në Polici dhe Inspektoratin e Tregut, janë pjesë e kësaj Task Force, ka thënë se pas pranimit të informatave dhe punës në teren për verifikim të tyre kanë zbuluar se subjektet tregtare posedojnë mallra që dyshohet se janë të falsifikuara.

“Andaj, si rezultat i dyshimit institucionet e kompetente në bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve konform kompetencave ligjore kanë planifikuar veprimet operative në terren dhe është zbatuar Plani Operativ, ku janë kontrolluar 11 subjekte tregtare në 3 regjione të Republikës së Kosovës (Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë)”, është shprehur Stavileci.

Related posts

Nis Konferenca e Sigurisë në Munih, pjesëmarrës edhe kryeministri Kurti

admin

Shkurorëzimet në Kosovë, Prizreni prinë me 10 për qind të rasteve

admin

Vuçiç mohon se ka raporte të ngushta me Putinin: Nuk jemi takuar prej më shumë se dy vitesh

admin