Sigrid Kaag u emërua për të monitoruar dhe verifikuar dërgesat e ndihmave në Gaza, në përputhje me një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të miratuar muajin e kaluar.
Ajo do të punojë gjithashtu për të krijuar një mekanizëm për përshpejtimin e fluksit të ndihmës në Gaza përmes shteteve që nuk janë palë në konflikt.
Kaag tha se ishte në Egjipt “për të parë se si ne mund të lehtësojmë dhe përshpejtojmë të gjitha fushat e ndihmës që është aq shumë e nevojshme për civilët në Gaza, duke pasur parasysh kushtet shumë urgjente humanitare me të cilat ata duhet të jetojnë”.
#Gaza: “I’m here because of the mandate of the Security Council to see how we can facilitate, accelerate and expedite all areas of the assistance that is so much needed for civilians in Gaza”- Sigrid Kaag, @UN Senior Humanitarian and Reconstruction Coordinator for Gaza pic.twitter.com/LmHPqFokQr
— UN News (@UN_News_Centre) January 17, 2024