RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Koreja e Jugut: Avionët ushtarakë kinezë dhe rusë hynë pa paralajmërim në zonën e mbrojtjes ajrore

koreja-e-jugut:-avionet-ushtarake-kineze-dhe-ruse-hyne-pa-paralajmerim-ne-zonen-e-mbrojtjes-ajrore

Koreja e Jugut të martën pretendoi se avionët ushtarakë kinezë dhe rusë që ishin pjesë në një stërvitje të përbashkët ajrore hynë në zonën e saj të identifikimit të mbrojtjes ajrore “pa paralajmërim”, transmeton Anadolu.

Seuli me shpejtësi mobilizoi forcat e saj ajrore dhe ngriti avionët rreth hapësirës së saj ajrore.

“Katër avionë ushtarakë kinezë dhe po aq rusë hynë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të Koresë së Jugut pa paralajmërim të martën”, tha ushtria koreano-jugore, njoftoi agjencia e lajmeve “Yonhap News” me bazë në Seul, duke bërë që Forcat Ajrore të Koresë së Jugut të dërgonin avionët e saj luftarakë në vendngjarje.

Avionët, megjithatë, nuk shkelën hapësirën ajrore të Koresë së Jugut, shton deklarata. Kjo ka ndodhur disa orë pasi Kina dhe Rusia filluan patrullimin e përbashkët ajrore “strategjike” më herët gjatë ditës.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut tha se sot avionët kinezë dhe rusë hynë në pjesët jugore dhe lindore të zonës së identifikimit dhe më pas dolën prej saj. “Ushtria jonë identifikoi avionët kinezë dhe rusë përpara hyrjes së tyre në zonën e identifikimit dhe vendosi avionët luftarakë të Forcave Ajrore në përgatitje kundër situatave të mundshme aksidentale”, tha shefi i Shtabit.

Zona e mbrojtjes ajrore nuk është hapësirë ajrore territoriale, por është e përcaktuar për t’u bërë thirrje avionëve të huaj të identifikohen në mënyrë që të parandalohen përplasjet aksidentale.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Kinës, patrulla e përbashkët është kryer në hapësirën ajrore “përkatëse” të Detit të Japonisë dhe Detit të Kinës Lindore. Patrulla është pjesë e një plani vjetor bashkëpunimi midis ushtrive kineze dhe ruse, tha ministria.

Kjo ishte patrulla e gjashtë e përbashkët strategjike ajrore e kryer nga ushtritë, shtoi ai.

Related posts

Putin: Ukraina tentoi të su’lmojë centralin bë’rthamor të Kurskut

RTI

Francë, sulmet raciste dhe antifetare kanë shënuar rritje

rezart morina

Presidentja e Hungarisë: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE

rezart morina