RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Koreja e V. heq ndalesën e pandemisë, lejon qytetarët të kthehen në shtet

koreja-e-v.-heq-ndalesen-e-pandemise,-lejon-qytetaret-te-kthehen-ne-shtet

Koreja e Veriut ka hequr masën e vendosur gjatë pandemisë së koronavirusit, që u pamundësonte qytetarëve që kishin mbetur jashtë vendit të kthehen në shtet.

“Qytetarët verikorean që gjenden jashtë shtetit u lejohet të kthehen në shtëpi”, raportoi më 27 gusht media shtetërore në Korenë e Veriut, duke shtuar se vendimi është marrë pas “lehtësimit të situatës me pandeminë në mbarë botën”.

“Ata që kthehen do të vendosen nën vëzhgim të duhur mjekësor në repartet e karantinës për një javë”, raportoi media shtetërore.

Mbetet e paqartë se sa persona do të preken nga ky vendim. Vëzhguesit në Korenë e Jugut besojnë se shumë diplomatë verikoreanë, punëtorë dhe studentë tani do të kthehen në shtëpitë e tyre.

Koreja e Veriut është një shtet gjerësisht i izoluar në çështjet ndërkombëtare dhe pa pak qasje me botën e jashtme.

Ky shtet mbylli krejtësisht kufijtë shtetërorë në fillim të vitit 2020 për shkak të pandemisë.

Në ditët e fundit, kompania shtetërore e fluturimeve, Airo Koryo, ka rinisur fluturimet ndërkombëtare, duke lejuar pasagjerët që të fluturojnë drejt Kinës dhe Rusisë.

Related posts

Më shumë se 11 milionë njerëz janë zhvendsour në Poloni që nga fillimi i luftës

admin

Alarme për sulme terroriste, disa baza ushtarake amerikane në Evropë e rrisin gjendjen e gatishmërisë

admin

Qindra protestojnë në qytetin afgan për djegien e Kuranit në Suedi

admin