Koreja e Jugut njoftoi se Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike një ditë para vizitës që zëvendës presidentja e SHBA-së, Kamala Harris do të zhvillojë në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga ushtria e Koresë së Jugut thuhet se është përcaktuar se Koreja e Veriut ka lëshuar raketë në ujërat e saj lindore.
Në deklaratë nuk janë dhënë detaje për vendin e lëshimit dhe distancën e raketës.
Zv/presidentja amerikane, Harris pritet të vizitojë Seulin më 29 shtator dhe të takohet me presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë.
– Koreja e Jugut dhe SHBA-ja filluan stërvitje ushtarake
Më 26 shtator u njoftua se Koreja e Jugut dhe SHBA-ja filluan stërvitje ushtarake në brigjet lindore të Gadishullit Korean ku marrin pjesë aeroplanmbajtësja amerikane “USS Ronald Reagan” dhe flota luftarake.
Është theksuar se stërvitja do të vazhdojë katër ditë dhe se ajo “tregon vendosmërinë e aleatëve për të dhënë reagim ndaj provokimeve të Koresë së Veriut”.
Japonia dhe Koreja e Jugut, më 25 shtator njoftuan se Koreja e Veriut lëshoi raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi në drejtim të Detit Japonez (Detit Lindor). /aa