Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, znj. Liza Gashi, u takua me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Hondurasit, Gerardo Torres Zelaya.
Kosova dhe Hondurasi kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi ndërmjet akademive diplomatike
Marrëveshja është nënshkruar nga zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Liza Gashi dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Hondurasit, Gerardo Torres Zelaya, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.
“Ky memorandum shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe përfaqëson një veprim konkret në fuqizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, duke krijuar mundësi të reja për shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e trajnimit diplomatik dhe të bashkëpunimit bilateral. Të dy zëvendësministrat u shprehën se ky bashkëpunim do t’i forcojë edhe më tej lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Hondurasit”, thuhet në komunikatën e MPJD-së