RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kosova i zgjeron edhe më tej sanksionet kundër Rusisë dhe Bjellorusisë

kosova-i-zgjeron-edhe-me-tej-sanksionet-kunder-rusise-dhe-bjellorusise

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka miratuar sanksionet e pakos së gjashtë të BE-së kundër Rusisë dhe Bjellorusisë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se pakoja e gjashtë e këtyre sanksioneve përfshin ndalimin e importit të naftës së papërpunuar me dy shtetet respektivin, pezullimin e transmetimit të tri mediumeve shtetërore ruse, si dhe sanksione kundër 65 individëve që kanë kryer krime në Bucha, shkruan lajmi.net.

“Në vazhdim të mbështetjes së agresionit rus, në përputhje me sanksionet e BE-së, MPJD propozon për shqyrtim dhe miratimin për pakon e sanksioneve të BE-së ndaj Federatës Ruse, Bjellorusisë, si dhe të gjitha sanksioneve të tjera. Më 3 qershor të këtij viti BE aprovoi pakon e gjashtë të sanksioneve ekonomike. Pakoja e gjashtë e sanksioneve përfshin ndalimin e importit të naftës së papërpunuar, pezullimin e transmetimit në BE për tre mediume të tjera shtetërore ruse, gjithashtu BE miratoi sanksione kundër 65 individëve, përgjegjës për krimet e kryera në Bucha. Në përputhje me vendimin për pakot paraprake, MPJD propozim për shqyrtim dhe miratim të këtij vendimi në vazhdimësi të të gjitha sanksioneve të përcaktuara nga BE-ja drejt Rusisë dhe Bjellorusisë”, deklaroi Bislimi.

Në maj të këtij viti, Qeveria sanksionoi për herë të dytë Rusinë, sanksione këto që përfshinin “ngrirje të pasurive, ndalim të qasjes dhe operimit në tregun financiar të Kosovës, ndalimin e udhëtimit në territorin e Kosovës për individët e sanksionuar, ndalim dhe bllokim të fondeve direkte apo indirekte, ndalim për çdo ndërmarrje të transportit rrugor rus dhe bjellorusë që transportojnë mallra përmes rrugëve të Kosovës, përfshirë transitin, përjashtimisht produktet farmaceutike dhe ushqimore duke përfshirë grurin, për transportin për qëllime humanitare dhe ndalim të importit nga Rusia të qymyrit dhe të lëndëve të tjera djegëse të ngurta apo fosile në Kosovë nëse ato janë me origjinë nga Rusia apo eksportohen nga Rusia”.

Qeveria e Kosovës gjithashtu në maj të këtij viti vendosi masa për kufizimin e veprimtarive të grupit “Wagner”, të cilat sipas qeverisë janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e konsiderojnë grupin Wagner si një vegël të ushtrisë ruse.

Që nga agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës, qeveria e Kosovës, u është bashkuar sanksioneve amerikane dhe evropiane kundër Rusisë dhe disa individëve nga Bjellorusia, për siç thuhet, rolin e tyre në lehtësimin e sulmit rus ndaj Ukrainës.

Related posts

Mbyllet afati për certifikim të partive për zgjedhjet e 23 prillit, Lista Serbe nuk aplikon

admin

SHBA-ja ofron mbështetje të plotë për presidentin e rrëzuar të Nigerit

admin

Malajzia dhe Indonezia të gatshme të dërgojnë forca paqeruajtëse në Ga’za

rezart morina