Kosova këtë javë do të dorëzojë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kjo është konfirmuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, nga kryeministri Albin Kurti.
Gjatë deklarimin në mbledhje, Kurti bëri të ditur se këtë javë do të dorëzohet aplikimi për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kurti tha se Kosova i ka plotësuar kushtet për marrjen e statusit vend kandidat për anëtarësim në BE, transmeton lajmi.net.
“Ka ardhur koha që të kalojmë një fazë të re të raporteve me Bashkimin Evropian”, tha ai.
Kurti po ashtu në mbledhje i uroi mirëseardhje edhe ministrit të ri të Qeverisë, Nenad Rashiq