RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kovaçevski: BE të mos lejojë bllokada të reja

kovacevski:-be-te-mos-lejoje-bllokada-te-reja

BE-ja të mos lejojë bllokada të reja dhe të merr seriozisht pengesat e opozitës në Maqedoninë e Veriut për të kërcënuar me çdo kusht rrugën evropiane të vendit. Kështu ka deklaruar Dimitar Kovaçevski nga Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Vjenë.
Sipas tij, nëse humbet besueshmëria, BE rrezikon të humbasë të gjithë rajonin.
“Bashkimi Evropian nuk duhet të lejojë bllokada të reja. Pres që ata të monitorojnë ecurinë e vendit tim dhe kontributin që jep dhe të mos lejojnë shantazhe nga askush. Le të flasim për kriteret dhe përmbushjen e tyre. Sepse besueshmëria e BE-së në Ballkan shihet përmes shembullit të Maqedonisë së Veriut. Nëse humbet besueshmëria, BE rrezikon të humbasë të gjithë rajonin”, ka thënë Kovaçevski.
Ai shtoi se BE-ja duhet të marrë seriozisht pengesat e opozitës në Maqedoninë e Veriut dhe përpjekjet e VMRO-DPMNE-së dhe të Majtës për të kërcënuar me çdo kusht rrugën evropiane të vendit.
“Bllokada e Kuvendit dhe e proceseve demokratike për progres drejt BE-së janë bllokadë e vlerave evropiane. Partia Popullore Evropiane nuk mund të jetë thjesht vëzhguese e heshtur në këto skenarë, sepse rrezikimi i rrugës evropiane kërcënon vlerat evropiane”, tha Kovaçevski.
Sipas Kovaçevskit, duhen bërë përpjekje të përbashkëta që palët e treta të mos përfitojnë, për të rrezikuar vlerat dhe besueshmërinë europiane.

Related posts

Qeveria kërkon nga presidentja autorizim për nënshkrimin e marrëveshjes ushtarake Kosovë-Turqi

admin

Lavrov thotë se Irani, Rusia, Siria dhe Turqia zhvilluan bisedime për takim të mundshëm

rezart morina

Tërnava uron myslimanët për festën e Kurban Bajramit

admin