RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kovaçevski: Përfundimi i negociatave me BE-në deri në vitin 2030, objektiv i Maqedonisë së Veriut

kovacevski:-perfundimi-i-negociatave-me-be-ne-deri-ne-vitin-2030,-objektiv-i-maqedonise-se-veriut

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, bëri të ditur se Qeveria ka marrë vendim për krijimin e një strukture për negociata për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).

Kovaçevski, së bashku me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, mbajtën konferencë të përbashkët për media, ku u adresuan në lidhje me strukturën për koordinimin e negociatave për anëtarësim me BE-së.

Kovaçevski, duke theksuar se negociatori kryesor i Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian do të jetë zëvendëskryeministri për integrime evropiane Bojan Mariçiq, tha se qëllimi është që vendi të bëhet anëtar i BE-së deri në vitin 2030.

“Përfundimi i negociatave deri në vitin 2030 është objektivi që i kemi vendosur vetes. Është realist dhe i arritshëm. Dhe jam shumë i bindur se Maqedonia e Veriut do të jetë pjesë e zgjerimit të ardhshëm të Unionit. Do të punojmë gradualisht që vendi ynë të jetë i barabartë me të gjitha vendet anëtare”, theksoi Kovaçevski.

Duke theksuar se struktura e ekipit negociator është dakorduar dhe se ka besim të plotë në kapacitetin e Sekretariatit për Çështjet Evropiane për të udhëhequr negociatat me BE-në, ai i bëri thirrje opozitës që të përfshihet dhe të ndihmojë këtë proces në mënyrë që të mund të përfundojë sa më shpejt.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri përgjegjës për eurointegrimet, Mariçiq, në konferencën për media foli mbi strukturën e rishikuar për koordinimin e negociatave për anëtarësim.

“Për shkak të rritjes së efikasitetit të funksionit në zhvillimin e negociatave, po krijohet pozita e kryenegociatorit, post që do ta kryej si zëvendëskryeministër i ngarkuar për Çështjet Evropiane dhe që ndërthur elementet politike dhe teknike të negociatave”, theksoi Mariçiq.

Në pyetjen e një gazetari për vizitën e tij të sotme në Bullgari, kryeministri Kovaçevski tha se gjatë bisedimeve do të diskutohet edhe për furnizimin me energji elektrike.

“Ata që janë më të njohur me sektorin e energjisë elektrike e dinë se Bullgaria është eksportues i energjisë elektrike, duke pasur parasysh se ajo ka një termocentral bërthamor në Kozloduj”, tha Kovaçevski, duke shtuar se si dy vende fqinje do të diskutojnë edhe çështje të tjera. /aa

Related posts

Tentoi të arratisej në Bosnje/ U eliminua nga policia serbe, dalin pamjet e Faton Hajrizit pak pas vrasjes, fshihej në… (FOTO)

admin

Arabia Saudite dërgon një avion tjetër me ndihma për të prekurit e tërmetit në Turqi dhe Siri

admin

Haxhiu pret në takim krerët institucional të drejtësisë dhe partnerët ndërkombëtar

RTI