Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur këtë të mërkurë takim konsultativ lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviçit.
Sipas Osmanit, KQZ-ja është e gatshme për organizimin e zgjedhjeve në këto komuna dhe se institucionet do t’i ndërmarrin masat adekuate në mënyrë që qytetarët pa dallim etnie, ta ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese të votimit.
“Presidentja Osmani do ta caktoj datën e mbajtjes se zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviçit brenda afateve ligjore”, thuhet në njoftimin e Presidencës.