RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KQZ-ja pritet të kufizojë shpenzimet e fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit

kqz-ja-pritet-te-kufizoje-shpenzimet-e-fushates-per-zgjedhjet-e-9-shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e saj duke filluar nga ora 10:30.

Në mesin e pikave të këtij takimi është edhe shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për kufizimin e shpenzimeve të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Më poshtë rendi i ditës së kësaj mbledhjeje:

Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit Nr.40 dhe 41 dhe 42 /2024
Aktivitetet e Zyrës:
Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për kufizimin e shpenzimeve të fushatës

së zgjedhjeve për Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, datë

09.02.2025.

Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores Zgjedhore Nr.15/2024 për Zgjedhjet e
Parakohshme dhe të Jashtëzakonshme;

Raport i Këshillave të KQZ
5.1.Këshilli për Operacione Zgjedhore

Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Aktiviteteve Zgjedhore, për zgjedhjet e rregullta për
Kuvendin e Kosovës;

Shqyrtimi dhe miratimi i Themelimit të Komisionit për shqyrtimin e kundërshtimit
administrativ të parashtruar kundër njoftimit për regjistrim të votuesve jashtë

Kosovës, për zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Kosovës;

5.2. Këshilli për Çështje Ligjore

Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësim të anëtari të kuvendit komunal në
Kaçanik;

5.3. Këshilli për Personel

1.Të ndryshme

Related posts

Sylvinho publikon listën për ndeshjet e qershorit

rezart morina

Kurti hedh poshtë idenë e Ramës për konferencë ndërkombëtare për Kosovën

rezart morina

Turqia bën thirrje për parandalimin e “akteve të urryera” që shënjestrojnë Islamin

rezart morina