RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KQZ: Po vazhdojnë përgatitjet për zgjedhjet në veri, i kemi parasysh sfidat

kqz:-po-vazhdojne-pergatitjet-per-zgjedhjet-ne-veri,-i-kemi-parasysh-sfidat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka shtyrë mbledhjen e së martës për të mërkurën, pasi siç tha zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi, anëtarët e KQZ-së kërkuan më shumë informacione rreth operacionit zgjedhor.

Elezi deklaroi para mediave se KQZ-ja po i vazhdon përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në veri të vendit.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po i vazhdon përgatitjet në kuadër të planifikimeve. I kemi parasysh edhe sfidat që e shoqërojnë këtë proces zgjedhor. Jemi të përkushtuar t’i përmbushim detyrat tona kushtetuese dhe ligjore për planifikimet po bëhen në bazë të dinamikës. Për qendrat e votimit, në mbledhjen e radhës do të miratohet lista e vendvotimeve. Jemi duke i kryer detyrat tona kushtetuese dhe ligjore për organizimin e këtyre zgjedhjeve”, shtoi zëdhënësi i KQZ-së.

Related posts

Mehaj thirrje të rinjve: Bëhuni ushtarë të Kosovës

admin

Von Cramon: Serbia diskriminon shqiptarët e Luginës, të ndalen politikat represive të Beogradit

admin

NATO: Përgjigja e Izraelit duhet të jetë proporcionale

rezart morina