RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Krasniqi takon emisarin Sarrazin: PDK angazhohet për ruajtjen e interesave të Kosovës

krasniqi-takon-emisarin-sarrazin:-pdk-angazhohet-per-ruajtjen-e-interesave-te-kosoves

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi bashkë me kandidatin e kësaj partie për kryeministër, Bedri Hamza dhe Sekretaren e Përgjithshme, Vlora Çitaku kanë pritur në takim Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se PDK është angazhuar çdo ditë, në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, të jap kontributin e saj të parezervë për ruajtjen e interesit të shtetit të Kosovës.

“Për PDK-në, bashkëpunimi i mirë me partnerët ndërkombëtarë në funksion të zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik të Kosovës është tejet i rëndësishëm. Në këtë drejtim, PDK mbështetë të gjitha nismat e mirëfillta të cilat rrisin dhe fuqizojnë bashkëpunimin konstruktiv rajonal – si hap konkret drejt përafrimit të rajonit me Bashkimin Evropian. Emisarin Sarrazin e falënderova për kontributin e vazhdueshëm të Gjermanisë për Kosovën!”, ka shkruar ai.

Related posts

BE: Këtej e tutje më shumë kthime të azilkërkuesve pa të drejtë qëndrimi

admin

10 të vdekur nga protestat anti-OKB në DR Kongo

admin

Pakistan, ish-kryeministri Khan dhe gruaja e tij dënohen me 14 vjet burg në rastin e dhuratave shtetërore

admin6