Kremlini ka bërë të ditur të hënën se nuk ka asnjë bazë për një takim midis presidentëve rus dhe ukrainas për momentin.
Në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me ofertat e presidentit turk, Tayyip Erdogan për të ndërmjetësuar bisedimet e paqes, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve në një konferencë se Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky mund të takohen vetëm pasi negociatorët nga të dyja palët të kenë “kryer detyrat e shtëpisë”, raportoi Reuters.
Negociatat midis Moskës dhe Kievit kanë ngecur për muaj të tërë, ku secila palë fajëson tjetrën për mungesë progresi.
“Delegacioni ukrainas ka dalë nga radari, nuk ka asnjë proces negocimi tani. Sa i përket një takimi midis presidentëve Putin dhe Zelensky, është i mundur vetëm pasi të jenë kryer të gjitha detyrat e shtëpisë nga delegacionet. Kjo mungon, kështu që nuk ka parakushte të nevojshme për takimin”, ka thënë Peskov. /koha