RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kremlini: Putin u takua me shefin e Wagnerit pas ‘rebelimit’

kremlini:-putin-u-takua-me-shefin-e-wagnerit-pas-‘rebelimit’

Presidenti rus Vladimir Putin u takua me Yevgeny Prigozhinin, kreun e Grupit Wagner, dhe komandantët e tij vetëm disa ditë pas “rebelimit” nga grupi paraushtarak, tha Kremlini, raporton Anadolu.

“Presidenti pati një takim të tillë. Ai ftoi 35 persona në të – të gjithë komandantët e detashmenteve dhe udhëheqjen e kompanisë, duke përfshirë vetë Prigozhinin”, u tha gazetarëve në një konferencë shtypi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Duke thënë se takimi i 29 qershorit zgjati për tri orë, Peskov shtoi se Putin “dha një vlerësim të veprimeve të kompanisë në front gjatë operacionit special ushtarak dhe gjithashtu dha vlerësimin e tij për ngjarjet e 24 qershorit”, duke iu referuar fundjavës së rebelimit.

“Putin dëgjoi shpjegimet e komandantëve (të Wagnerit) dhe u ofroi atyre mundësi të mëtejshme për punësim dhe përdorim të mëtejshëm luftarak…Vetë komandantët paraqitën versionin e tyre të asaj që ndodhi”, shtoi Peskov.

Peskov tha gjithashtu se komandantët mbështetën Putinin dhe “ishin të gatshëm të vazhdonin të luftonin për atdheun”, duke shtuar se kjo është gjithçka që ai mund të thotë për takimin.

Më 24 qershor, Prigozhin akuzoi Ministrinë ruse të Mbrojtjes se kishte sulmuar luftëtarët e saj, duke shpallur “Marshimin e Drejtësisë” dhe duke u nisur drejt Moskës.

Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse e cilësoi veprimin e Grupit Wagner si “rebelim të armatosur” dhe hapi çështje penale kundër Prigozhinit, ndërsa presidenti Vladimir Putin e quajti kryengritjen e kompanisë ushtarake private “akt tradhtie”.

Prigozhin, megjithatë, më vonë u kthye “për të shmangur gjakderdhjen” dhe që atëherë thuhet se është zhvendosur në aleatin e Rusisë, Bjellorusi, sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga presidenti Alexander Lukashenko.

Related posts

Vulin nën sanksione nga SHBA, deklarohen nga presidenca: Piun i Rusisë

rezart morina

Afrika e Jugut: Vendimi i GJND-së një fitore në aspektin e ligjit ndërkombëtar

admin

Gantz: Izraeli do të nisë ofensivën e shumëpritur në Rafah

admin