RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kreu i OKB-së vlerëson rolin e gazetarëve në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave

kreu-i-okb-se-vlereson-rolin-e-gazetareve-ne-diten-boterore-te-lirise-se-mediave

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, theksoi rolin kryesor të gazetarëve dhe punonjësve të medias me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Mediave, raporton Anadolu.

“Në gjithë botën, punonjësit e medias po rrezikojnë jetën e tyre duke u përpjekur të na sjellin lajme për gjithçka, nga lufta në demokraci”, tha Guterres në një deklaratë, duke shtuar:

“Jam i tronditur dhe i tmerruar nga numri i lartë i gazetarëve të vrarë në operacionet ushtarake izraelite në Gaza”.

Shefi i OKB-së tha se “gazetarët dhe punonjësit e medias kanë një rol kyç në informimin dhe edukimin” e publikut, duke shtuar se mediat kanë role jetike në nxjerrjen në pah të historive që lidhen me ndryshimin e klimës, humbjen e biodiversitetit dhe padrejtësinë mjedisore.

“Kombet e Bashkuara njohin punën e paçmuar të gazetarëve dhe profesionistëve të medias për të siguruar që publiku të jetë i informuar dhe i angazhuar”, tha ai, duke shtuar:

“Pa fakte, ne nuk mund të luftojmë dezinformimin. Pa përgjegjësi, ne nuk do të kemi politika të forta. Pa lirinë e medias, ne nuk do të kemi asnjë liri”.

Guterres citoi gjithashtu raportet e UNESCO-s që thanë se në 15 vitet e fundit ka pasur rreth 750 sulme ndaj gazetarëve dhe mediave që raportojnë për çështje mjedisore.

“Dhe shpeshtësia e sulmeve të tilla po rritet”, paralajmëroi ai.

Kreu i OKB-së u bëri thirrje “qeverive, sektorit privat dhe shoqërisë civile që të bashkohen me ne për të riafirmuar angazhimin tonë për të mbrojtur lirinë e medias dhe të drejtat e gazetarëve dhe profesionistëve të medias në mbarë botën”.

Related posts

Haradinaj: Kryeministri është bërë i dëmshëm e zullumqar

admin

Izraeli nis përpjekjet diplomatike për të frenuar pasojat e kërkesës për urdhër-arreste ndaj udhëheqjes së tij

admin

Mërgimtari nga Gjermania aksidentohet për vdekje afër kufirit në Merdarë

admin