Mbështetësit dhe të afërmit e aktivistit të burgosur kundër Kremlinit, Vladimir Kara-Murza, janë shprehur të shqetësuar për mirëqenien e tij, pasi iu është mohuar qasja tek ai prej një jave. “Ne nuk dimë asgjë për Vladimirin që nga 2 korriku, kur ai u pa për herë të fundit nga avokati,” shkroi gruaja e tij Evgenia