RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kroaci, mbahen zgjedhjet e përgjithshme

kroaci,-mbahen-zgjedhjet-e-pergjithshme

Qytetarët në Kroaci iu drejtuan kutive të votimit për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme, raporton Anadolu.

Votuesit kroatë filluan të votojnë që në orën 07:00 sipas kohës lokale në qendrat e votimeve të ngritura në të gjithë vendin dhe jashtë tij.

Procesi i votimit për zgjedhjet ku garojnë 2.302 kandidatë për parlamentin kombëtar me 151 vende në Kroaci, do të përfundojë në orën 19:00.

Në vend janë regjistruar gjithsej 3.733.283 votues, prej të cilëve 222.197 janë jashtë vendit.

Sipas sondazheve të zhvilluara para zgjedhjeve, partia qeverisëse e qendrës së djathtë, Bashkësia Demokratike Kroate (HDZ), shihet si favorite.

Rezultatet e para jozyrtare pritet të publikohen në mesnatë.

Në Kroaci, anëtaren më të re të Bashkimit Evropian (BE) zgjedhjet e përgjithshme mbahen një herë në katër vite.

Related posts

Historiani izraelit Pappe: Ajo që po ndodh do të mbetet në histori si fillimi i fundit të projektit sionist

rezart morina

Pronat e sekuestruara në veri të Milan Radoiçiqit i kalojnë në menaxhim Policisë së Kosovës

RTI

Analiza e The Guardian: Çereku i donacioneve politike në BE shkojnë për partitë ekstremiste dhe populiste

admin