Qytetarët në Kroaci iu drejtuan kutive të votimit për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme, raporton Anadolu.
Votuesit kroatë filluan të votojnë që në orën 07:00 sipas kohës lokale në qendrat e votimeve të ngritura në të gjithë vendin dhe jashtë tij.
Procesi i votimit për zgjedhjet ku garojnë 2.302 kandidatë për parlamentin kombëtar me 151 vende në Kroaci, do të përfundojë në orën 19:00.
Në vend janë regjistruar gjithsej 3.733.283 votues, prej të cilëve 222.197 janë jashtë vendit.
Sipas sondazheve të zhvilluara para zgjedhjeve, partia qeverisëse e qendrës së djathtë, Bashkësia Demokratike Kroate (HDZ), shihet si favorite.
Rezultatet e para jozyrtare pritet të publikohen në mesnatë.
Në Kroaci, anëtaren më të re të Bashkimit Evropian (BE) zgjedhjet e përgjithshme mbahen një herë në katër vite.
The post Kroaci, mbahen zgjedhjet e përgjithshme first appeared on Radio Televizioni Iliria.