RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kroacia në krah të Kosovës: Autorët duhet të sillen urgjentisht para drejtësisë

kroacia-ne-krah-te-kosoves:-autoret-duhet-te-sillen-urgjentisht-para-drejtesise

Ministria e Jashtme e Kroacisë, e ka dënuar ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës herët në mëngjes, ku mbeti një zyrtar policor i vrarë dhe një tjetër i plagosur. Ata kanë dërguar ngushëllimet më të përzemërta familjes së policit të vrarë. Gjithashtu u theksua se autorët duhet të sillen urgjentisht para drejtësisë.

“Dënojmë fuqishëm sulmin e dhunshëm ndaj policisë së Kosovës herët në mëngjes. Ngushëllimet tona të përzemërta familjes së policit të vrarë gjatë kryerjes së detyrës dhe shërim të shpejtë për zyrtarin e plagosur. Autorët duhet të sillen urgjentisht para drejtësisë”, shkroi ministria e Jashtme e Kroacisë.

Related posts

Pakistan, të paktën 52 të vdekur nga shpërthimi në Balochistan

rezart morina

​Dogana kalon 1.5 miliard euro të hyra

rezart morina

Greva dhe protesta në Evropë, qytetarët kërkojnë rritje pagash

admin