Kryediplomati turk Fidan: Izraeli gjithnjë e më shumë është duke u tjetërsuar dhe izoluar nga komuniteti ndërkombëtar.
Është e qartë se Turqia dhe Austria kanë nevojë për më shumë bashkëpunim në përpjekjet për zgjidhjen e çështjeve në Ballkan.
Fidan ka përsëritur përkushtimin në mbështetjen e sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Ukrainës në bisedimet me homologun austriak. Ligji ndërkombëtar dhe të drejtat e njeriut po shkelen nga Izraeli ndërsa përpjekjet diplomatike dështuan sërish për shkak të pushtimit të qytetit Rafah.Ashtu siç ishte gabim të vrasësh hebrenj të pafajshëm në kampet e përqendrimit, sot është po aq gabim të vrasësh me bomba fëmijë të pafajshëm palestinezë në shtretër.
Vrasja sistematike e mijëra palestinezëve të pafajshëm nga Izraeli dhe dëbimi i miliona njerëzve është akt gjenocidi ka thënë kryediplomati turk Hakan Fidan
The post Kryediplomati turk Fidan: Izraeli gjithnjë e më shumë është duke u tjetërsuar dhe izoluar nga komuniteti ndërkombëtar first appeared on Radio Televizioni Iliria.