Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, kritikoi politikën e Izraelit për ndërtimin dhe zgjerimin e vendbanimeve të paligjshme në territoret e okupuara palestineze, transmeton Anadolu.
“Ndërtimi i vendbanimeve është i paligjshëm. Kjo minon paqen e qëndrueshme dhe rrezikon zgjidhjen me dy shtete dhe në këtë mënyrë rrezikon sigurinë e Izraelit”, u tha Baerbock gazetarëve gjatë vizitës së saj në një fshat në Bregun Perëndimor.
“Palestinezët duhet të jenë në gjendje të jetojnë në siguri, dinjitet dhe vetëvendosje, në tokën e tyre”, shtoi ajo.
Ministrja nënvizoi se një paqe e qëndrueshme mund të arrihet vetëm me një zgjidhje me dy shtete, që do të mundësonte një Izrael të sigurt dhe një shtet palestinez të pavarur dhe demokratik të ekzistojnë paqësisht krah për krah.
Gjatë vizitës së saj, Baerbock takoi palestinezë që jetojnë në fshatin Al-Mazra’ah al-Qibliyah, i cili është i rrethuar nga disa vendbanime izraelite.
Ajo u bëri thirrje autoriteteve izraelite të marrin masa për të mbrojtur palestinezët nga sulmet e kolonëve ekstremistë izraelitë.
“Është përgjegjësi e qeverisë izraelite të zbatojë sundimin e ligjit kur ka sulme ndaj njerëzve që jetojnë këtu në mënyrë legjitime”, tha ajo.
Sulmet e kolonëve izraelitë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar janë rritur në nivelin më të lartë që nga përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Gaza më 7 tetor.
Kolonët ekstremistë kryen 2.410 sulme vitin e kaluar, sipas autoriteteve palestineze. Të paktën 22 palestinezë u vranë nga kolonët, 10 prej të cilëve u vranë gjatë tre muajve të fundit. Qindra palestinezë gjithashtu u zhvendosën me forcë nga tokat e tyre.
BREAKING: Israel lost German support for the war in Gaza.
Baerbock says: “It cannot go on like this. Israel must do more to protect civilians. We need a less intensive operation.”
That’s a big loss for Israel on the international stage. pic.twitter.com/O3s6xO8yG7
— Lord Bebo (@MyLordBebo) January 8, 2024