RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri grek: Përmirësimi i marrëdhënieve me Türkiyen po jep rezultate konkrete dhe pozitive

kryeministri-grek:-permiresimi-i-marredhenieve-me-turkiyen-po-jep-rezultate-konkrete-dhe-pozitive

Përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe me Turqinë po jep rezultate konkrete dhe pozitive, tha sot kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, raporton Anadolu.

Duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan në Ankara, ku mbërriti në një vizitë pune njëditore, Mitsotakis tha: “Mund të filloj vetëm duke ju falënderuar për mikpritjen e ngrohtë sot në Ankara, ishte takimi i katërt në 10 muajt e fundit, gjë që besoj se dëshmon se dy fqinjët tani mund të vendosin këtë qasje të mirëkuptimit të ndërsjellë, jo më si një përjashtim, por si një normalitet produktiv që nuk mohohet nga dallimet e njohura në pozicionet tona”.

Ai tha se marrëdhëniet dypalëshe kanë përparuar, siç është rënë dakord nga palët, në tri nivele: dialogu politik, agjenda pozitive dhe masat për ndërtimin e besimit.

“Besoj se është një zhvillim pozitiv në një kohë të vështirë për paqen ndërkombëtare, por edhe për stabilitetin më të gjerë në rajonin tonë”, tha kryeministri grek.

Lidhur me bashkëpunimin në trajtimin e migracionit të parregullt, Mitsotakis tha se Athina është në

Related posts

Kurti falenderon Gjermaninë dhe BE-në, nënshkruhet marrëveshje në vlerë mbi 100 milionë euro

admin

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes bazike, pavarësisht vendimit lidhur me Këshillin e Evropës

admin6

Gjermania: Në pranverë dërgojmë forcat shtesë në Kosovë për shkak të përkeqësimit të sigurisë

rezart morina