RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri hungarez parashikon zhvendosjen e fuqisë globale nga perëndimi në lindje

kryeministri-hungarez-parashikon-zhvendosjen-e-fuqise-globale-nga-perendimi-ne-lindje

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka thënë të shtunën se udhëheqja e Rusisë është “hiper racionale” dhe se Ukraina nuk do të ishte kurrë në gjendje të përmbushte shpresat për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian ose NATO-s.

Orban, një nacionalist në pushtet që nga viti 2010, i bëri komentet gjatë një fjalimi në të cilin ai parashikoi zhvendosje të fuqisë globale nga perëndimi që e quajti “irracional”, drejt Azisë dhe Rusisë, raporton Reuters.

Kryeministri hungarez ka theksuar se në dekadat e ardhshme, Azia do të jetë qendra dominuese e botës, dhe ka përmendur Kinën, Indinë, Pakistanin dhe Indonezinë si fuqi të mëdha globale.

Orban, vendi i të cilit aktualisht mban presidencën e BE-së, mban lidhje më të ngushta me Pekinin dhe Moskën. Javë më parë, ai zemëroi disa liderë të BE-së kur shkoi në vizita të papritura në Kiev, Moskë dhe Pekin për bisedime mbi luftën në Ukrainë. /koha

Related posts

O me Rusinë, o me BE/ Shefi i diplomacisë së bllokut, Josef Borrell paralajmëron Serbinë

admin

Kush është Talat Xhaferi, kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut

admin6

Grupi i katërt me radhë i besimtarëve nga Kosova niset për në vendet e shenjta

rezart morina