RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri i palestinez: Ka konsensus ndërkombëtar për krijimin e shtetit të Palestinës

kryeministri-i-palestinez:-ka-konsensus-nderkombetar-per-krijimin-e-shtetit-te-palestines

Kryeministri i Palestinës, Mohammad Shtayyeh, theksoi se në arenën ndërkombëtare ka konsensus në çështjen e krijimit të shtetit të Palestinës, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate me shkrim nga zyra e kryeministrisë palestineze, Shtayyeh foli në mbledhjen e rregullt javore të qeverisë.

“Ka një lëvizje ndërkombëtare në kuadrin e alternativës për zgjidhjen me dy shtete. Ne themi se bota duhet t‘i kushtojë vëmendje qëndrimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe qeverisë së tij, e cila refuzon zgjidhjen me dy shtete”, deklaroi Shtayyeh.

Shtayyeh u shpreh se bota duhet të tregojë përpjekje për t‘i dhënë fund pushtimit, të njohë shtetin e Palestinës dhe të votojë që Palestina të jetë anëtare e OKB-së. “Ka konsensus ndërkombëtar për krijimin e shtetit të Palestinës”, tha Shtayyeh.

Më tej Shtayyeh tha se ky konsensus ndërkombëtar duhet të shndërrohet në “hapa praktikë që do të konkretizojnë shtetin palestinez në terren me synim përfundimin e pushtimit”.

Bota duhet të fillojë të zbatojë sanksione ndaj Izraelit për shkak të sulmeve të tij që vazhdojnë kundrejt palestinezëve, njësive të vendbanimeve, pushtimit dhe refuzimit të paqes, deklaroi Shtayyeh, i cili shtoi duke bërë thirrje që “Duhet të ndalet makineria e masakrës në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor”.

Deklarata e Shtayyeh është bërë para takimit që pritet të mbledhë në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian (BE), ministrat e jashtëm të Izraelit, Palestinës, Egjiptit, Jordanisë dhe Arabisë Saudite si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe.

Pritet që në takim të diskutohen përgatitjet për mbajtjen e një konference ndërkombëtare të paqes në muajt e ardhshëm për të forcuar parimin e “zgjidhjes me dy shtete në Lindjen e Mesme”.

Në mesin e pikave aktuale të takimit përfshihen gjithashtu edhe përgatitjet lidhur me “zbatimin e sanksioneve nga BE ndaj kolonëve të paligjshëm që aplikojnë dhunë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim”.

Related posts

Kriza në Itali, mbi 9 milionë qytetarë në vështirësi ekonomike

admin

“Veprimet e Iranit si ato të Rusisë”- Zelensky: Kërcënojnë të gjithë rajonin dhe botën, duhet një përgjigje e vendosur

admin

Charles shpallet zyrtarisht mbreti i ri i Britanisë

admin