RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Kryeministri kinez viziton Australinë për herë të parë në 7 vjet

kryeministri-kinez-viziton-australine-per-here-te-pare-ne-7-vjet

Kryeministri kinez, Li Qiang, do të mbërrijë në Australi për një vizitë zyrtare katër-ditore, me bisedimet mbi tregtinë dhe diplomacinë në krye të agjendës së tij, transmeton Anadolu.

Li përfundoi vizitën e tij tre-ditore në Zelandën e Re, pjesa e parë e turneut të tij në tre vende nga 13 deri më 20 qershor.

Gjatë qëndrimit në Australi, ai do të zhvillojë një takim dypalësh me kryeministrin Anthony Albanese dhe do të bashkë-kryesojë takimin e nëntë vjetor të liderëve Kinë-Australi përpara nisjes për në Malajzi.

Politikani i dytë më i fuqishëm i Kinës pas presidentit Xi Jinpung gjithashtu pritet të vizitojë kopshtin zoologjik Adelaide, i cili që nga viti 2009 ka qenë shtëpia e pandave Wang Wang dhe Fu Ni të lindura në Kinë, si dhe një fabrikë të përpunimit të litiumit në pasurinë industriale në Plazhin Kwinana.

Vizita e kryeministrit Li është e para nga një kryeministër kinez në shtatë vjet. Ai gjithashtu pritet të diskutojë paktin e nëndetëseve me energji bërthamore AUKUS, tarifat dhe aktivitetet ushtarake në Azi Paqësor.

Pritet të diskutohet edhe dëshira e Pekinit për hyrje në Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse dhe Progresive për Partneritetin Trans-Paqësor (CPTPP), e cila është një marrëveshje e tregtisë së lirë midis Australisë, Bruneit, Kanadasë, Kilit, Japonisë, Malajzisë, Meksikës, Perusë, Zelandës së Re, Singaporit dhe Vietnamit.

Kina nisi një rivendosje të marrëdhënieve dypalëshe pas zgjedhjes së kryeministrit Albanese në vitin 2022. Lidhjet kanë vuajtur gjatë administratës së mëparshme për shkak të thirrjes për një hetim të pavarur mbi shkaqet e pandemisë COVID-19.

Related posts

Sveçla e Balla premtojnë lehtësim për mërgimtarët në pikat kufitare

rezart morina

26-vjetori i Epopesë së UÇK-së, do të mbahet ceremoni në kazermën “Adem Jashari”

rezart morina

Udhëheqësi i He’zbollahut kërcënon Qipron: Do të jeni pjesë e lu’ftës, nëse hapni aeroportet dhe bazat për Iz’raelin

RTI