RTV AHIRETI
Lajme

Kryeministrja e Bangladeshit dha dorëheqje dhe u largua nga vendi pas trazirave

kryeministrja-e-bangladeshit-dha-doreheqje-dhe-u-largua-nga-vendi-pas-trazirave

Kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina dha sot dorëheqjen dhe u largua nga vendi, duke i dhënë fund pushtetit të saj 15 vjeçar pasi mijëra protestues anti-qeveritarë kundërshtuan një shtetrrethim ushtarak dhe sulmuan rezidencën e saj zyrtare.

Banlgadeshi po përballet me trazirat më të dhunshme që nga themelimi i vendit në Azinë Jugore më shumë se pesë dekada më parë. Qindra protestues u vranë dhe mijëra janë plagosur e arrestuar.

Kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina u largua nga vendi pak pasi dha dorëheqjen. Disa orë më vonë një turmë e madhe protestuesish kundër qeverisë hynë me forcë në rezidencën e ish-shefes së ekzekutivit.

Komandanti i ushtrisë, Gjenerali Waker-Uz-Zamanan dha lajmin për dorëheqjen e Kryeministres Hasina në një fjalim drejtuar kombit, ndërsa paralajmëroi formimin e një qeverie të përkohshme.

“Vendi po kalon në një periudhë revolucioni”, tha gjenerali 58 vjeçar që mori drejtimin e ushtrisë së fundmi, më 23 qershor.

“Premtoj drejtësi për viktimat. Kërkojmë nga ju të keni besim në ushtrinë e vendit, të tregoheni të durueshëm, sepse na duhet kohë që së bashku t’i zgjidhim të gjitha problemet”, shtoi ai.

Mediat njoftojnë se 76 vjeçarja Hasina u largua nga vendi së bashku me motrën e saj në drejtim të Indisë.

Gjithçka nisi me protestat paqësore të studentëve të cilën kërkonin që t’i jepej fund një sistemi që u garantonte një kategorie të caktuar njerëzish një përqindje të vendeve të punës në qeveri. Me kalimin e ditëve këto protesta u rritën dhe u shndërruan në demonstrata për largimin nga pushteti të partisë ‘Liga Awami’.

Qeveria u mundua të shtypë me forcë protestat, duke lënë gati 300 njerëz të vrarë.

Kjo rriti zemërimin e protestuesve dhe shtoi thirrjet për largimin e kryeministres e cila në janar fitoi mandatin e saj të katërt në zgjedhjet e kontestuara dhe të bojkotuara nga opozita.

Megjithëse protestat u ndezën nga zemërimi i studentëve kundër sistemit të punësimeve në qeveri, disa analistë thonë se ato u nxitën nga kushtet e rënduara ekonomike, inflacioni i lartë dhe papunësia.

Të paktën 11 mijë njerëz janë arrestuar gjatë javëve të fundit.

Kritikët e kryeministres Hasina dhe grupet për të drejtat e njeriut e kanë akuzuar qeverinë për përdorim të tepruar të forcës kundër protestuesve, akuza që ajo dhe kabineti i saj i kanë mohuar.

“Ata që shkaktojnë dhunë nuk janë studentë, por terroristë që duan ta destabilizojnë vendin”, tha Kryeministrja Hasina.

Hasina është udhëheqësja më jetëgjatë në historize e Bangladeshit, një vend me shumicë myslimane me mbi 160 milionë banorë dhe një pozitë strategjike mes Indisë dhe Mianmarit.

The post Kryeministrja e Bangladeshit dha dorëheqje dhe u largua nga vendi pas trazirave first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Scholz: Do të kandidoj për kancelar në zgjedhjet federale të 2025

rezart morina

Ush’tria iz’raelite vr’et të paktën 100 pa’lestinezë në bo’mbardimin e shkollës në Ga’za gjatë namazit të sabahut

admin6

Ush’tria amerikane përfundon tërheqjen nga Nigeri

admin