RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryetari i Bashkisë së New Yorkut organizon iftar për komunitetin musliman

kryetari-i-bashkise-se-new-yorkut-organizon-iftar-per-komunitetin-musliman

Kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Eric Adams organizoi iftar për përfaqësuesit e komunitetit musliman në qytet, raporton Anadolu.

Në iftarin e organizuar në ndërtesën e gjykatës Surrogate’s në Manhattan, krahas emrave kryesorë të komunitetit musliman që jetojnë në New York, morën pjesë edhe përfaqësues diplomatik nga vendet islame.

Duke folur në iftar ku edhe konsulli i përgjithshëm i Türkiye-s në New York, Reyhan Özgür ishte në mesin të ftuarve, kryebashkiaku Adams uroi muslimanët për muajin e Ramazanit.

Adams shpjegoi se ka luftuar kundër ndalesës së udhëtimit për muslimanët që hyri në fuqi në periudhën e ish-presidentit Donald Trump dhe tha se është gjithmonë përkrah komunitetit musliman në qytet.

Ndërsa menuja e iftarit ku morën pjesë rreth 200 të ftuar, u përgatit nga Ali Rıza Doğan, pronari i restorantit turk.

Doğan për gazetarin e AA-së vuri në dukje se prej 18 vitesh përgatit menunë e iftarit të bashkisë. “Për mua është krenari që çdo vit zgjidhet restoranti turk. Herë-herë kemi shërbyer me bluzat tona me flamur turk, herë-herë kemi varur edhe flamurin turk”.

Disa liderë dhe organizata të shoqërisë civile muslimane nuk morën pjesë në iftarin e këtij viti të bashkisë, me arsyen se Adams nuk ka mbështetur thirrjet për armëpushim në Gaza.

Gjatë darkës së iftarit një grup protestuesish u mblodhën në hyrje të ndërtesës dhe brohoritën me slogane pro Palestinës. Disa nga protestuesit u ndaluan për pengesë të trafikut.

Related posts

Fëmijët në Gaza falënderojnë studentët në SHBA për mbështetjen

RTI

Erdoğan: Turqia do të vazhdojë përpjekjet për t’u bërë plotësisht e pavarur në industrinë e mbrojtjes

RTI

Shkëmbimi i të burgosurve SHBA-Rusi, flet pas lirimit aktivisti Viktor Kara-Murza: Jam helmuar dy herë! Kështu ka ndodhur edhe me kritikë të tjerë të Kremlinit

admin