Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu ka bërë sot të ditur se bashkëpunimi i tyre me Institutin për Krime të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë është i rëndësishëm jo vetëm në aspektin institucional, por sidomos për qytetarët dhe për familjarët e viktimave të luftës së fundit.
Ai bëri të ditur se gjatë takimit që ka pasur me drejtorin e Institutit, Atdhe Hetemi, dorëzuan të gjitha materialet arkivore që posedojmë si institucion, të cilat dokumentojnë dëmet dhe krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Komunën tonë.
“Materialet që kemi dorëzuar do të ndihmojnë në përgatitjen e një dosjeje të plotë me dëshmi dhe evidenca, të cilat do të jenë thelbësore për të mbajtur përgjegjës ata që kanë kryer krime të gjenocidit dhe krime kundër njerëzimit.
The post Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dorëzon materiale në Institutin për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë first appeared on Radio Televizioni Iliria.