RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

KS i OKB-së u kërkon talebanëve të heqin ndalesat për gratë në Afganistan

ks-i-okb-se-u-kerkon-talebaneve-te-heqin-ndalesat-per-grate-ne-afganistan

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) u bëri thirrje talebanëve që të shfuqizojnë vendimet dhe praktikat e tyre që kufizojnë pjesëmarrjen e grave në jetën shoqërore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratë thuhet se KS-OKB-së është shumë e shqetësuar për pezullimin e aksesit të grave dhe vajzave në universitete.

Duke dënuar vendimin që i pengon vajzat afgane të shkojnë në shkollë pas klasës së gjashtë, në deklaratë kërkohet pjesëmarrje e plotë, të barabartë dhe kuptimplotë të grave dhe vajzave në Afganistan.

Këshilli u kërkoi talebanëve të rihapin shkollat ​​dhe të ndryshojnë shpejt politikat dhe praktikat që “paraqesin një erozion në rritje” të respektit për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore.

Duke kërkuar heqjen e ndalimit të punësimit të grave në organizatat joqeveritare (OJQ) dhe organizatat ndërkombëtare në Afganistan, Këshilli theksoi se ndalimi do të kishte ndikim të rëndësishëm në operacionet e ndihmës humanitare në vend.

Më 24 dhjetor, talebanët pezulluan punësimin e grave në OJQ-të deri në një njoftim të dytë.

Zëdhënës i Ministrisë së Ekonomisë të Qeverisë së Përkohshme të Talebanëve, Abdurrahman Habib tha se ministria e ka dërguar këtë vendim tek të gjitha OJQ-të në vend dhe se ky vendim duhet të ndiqet.

Theksohet se do t’u merren licencat OJQ-ve që nuk e ndërpresin punësimin e personelit femër.

Ministria e Arsimit të Lartë e Qeverisë të Përkohshme të Talebanëve më 20 dhjetor njoftoi se shkollimi i femrave është pezulluar deri në një njoftim të dytë, me udhëzimin që ka dërguar në të gjitha universitetet publike dhe private në Afganistan.

Pasi talebanët morën udhëheqjen e vendit më 15 gusht të vitit të kaluar, shumë gra që punonin në sektorin publik dhe privat humbën punën e tyre.

Related posts

Diskutimi për njohjen e Kosovës në Parlamentin spanjoll, deputeti katalanas ngul këmbë: Është shtet legal dhe demokratik, tregoni pjekuri!

admin

Mbledhja e grupit punues i BE-së, në agjendë liberalizimi i vizave për Kosovën

admin

Gaza, rritet në 31.819 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

RTI