Presidenti iranian, Ebrahim Raisi ka vizituar ish-presidentin Raul Castro në Kubë, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e Partisë Komuniste Kubane (PCC), raportohet se Raisi dhe Castro kanë diskutuar për marrëdhëniet e miqësisë mes dy vendeve që vazhdojnë prej më shumë se 40 vitesh.
Në deklaratë thuhet se Castro ka falënderuar presidentin e Iranit për mbështetjen që i ka dhënë Kubës kundër sanksioneve të padrejta të SHBA-së dhe ka theksuar se të dyja vendet kanë treguar karakter në mbrojtjen e sovranitetit të tyre.
Në deklaratë theksohet forcimi i miqësisë dhe bashkëpunimit mes Kubës dhe Iranit në nivelin më të lartë ndërsa u falënderua Raisi për vizitën e tij.
Thuhet se në takim morën pjesë ministri i Jashtëm iranian, Hussein Emir Abdullahian dhe ministri i Jashtëm kuban, Bruno Rodriguez.
Meeting of President Raisi with Raul Castro
Castro praised the revolutionary struggle of the Iranian people and their 44 years of resistance to the oppression of global imperialism. At a meeting with the President of Iran, he said: “The era of unilateralism in the world is over,… pic.twitter.com/LvH207XIWm
— Sprinter (@Sprinter99880) June 16, 2023