RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kundër fluksit të gomoneve/ Kryeministri britanik gati të nxjerrë vendin e tij nga Konventa e të Drejtave të Njeriut

kunder-fluksit-te-gomoneve/-kryeministri-britanik-gati-te-nxjerre-vendin-e-tij-nga-konventa-e-te-drejtave-te-njeriut

Shqiptarët në Angli është kryefjalë e mediave këto kohët e fundit.
Kryeministri britanik Rishi Sunak është zotuar se do të shpëtojë vendin nga emigrantët që shkojnë ilegalisht në Angli, teksa pritet të nxjerrë vendin e tij nga Konventa e të Drejtave të Njeriut. Këtë gjë, kryeministri e sheh si të vetmen zgjidhje për të ndaluar fluksin e gomoneve që transportojnë emigrantë në kanalin e La Manshit. Ky vendin i Sunak vjen pas raportimeve se 65,000 persona mund të ndërmerrnin udhëtimin e rrezikshëm këtë vit, një rritje prej 50% krahasuar me rekordin e vendosur në 2022.

Në një intervistë për të shënuar 100 ditët e tij të para në detyrë, Sunak i tha Piers Morgan se projekti i tij për rishikimin e sistemit të emigracionit do të bënte që kërkesat për azil të zgjidhen brenda disa ditëve ose javëve. Sunday Times raportoi se Sunak ishte i përgatitur të miratonte legjislacionin në vend dhe më pas të shtynte Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, të cilën Britania e Madhe ndihmoi të krijohej, të vendoste kundër ligjit. /joq

Related posts

Shqipëria 14 vite në NATO, Begaj mesazh urimi: Krenarë që jemi kontribuues për paqen dhe sigurinë

rezart morina

Gjermani: Thirrje qytetarëve për të rritur kursimet e gazit

admin

Forcat izraelite vrasin një të ri palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar

rezart morina